Akuzon Guraziu: Pazarxhitë si Shpend Jahti & Dardani, turpi i politikës dhe pjesë e mafies kriminale!

  • 24 May 2019 - 07:34
Akuzon Guraziu: Pazarxhitë si Shpend Jahti & Dardani, turpi i politikës dhe pjesë e mafies kriminale!

Analisti Ragip Guraziu konsideron se rrëzimi i qeverisë dhe shpërbërja e Parlamentit janë afër të ndodhin, por e keqja është rreziku që mund të vij në procesin para dhe pas zgjedhor, me manipulimin që mund të bëjë PDK-ja me PSD-në.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu thotë se “disa nga zhvillimet e fundit po i vërtetojnë edhe shkrimet e gazetës KOSOVA SOT se si po punohet intensivisht nga nëntoka kriminale që rrëzimi I qeverisë të bëhet duke e “futur” Kalin e Trojes , Shpend Ahmetin,Dardan Sejdiun & PSD-në e tyre, në gjirin e LDK-së, që si detyrë të par ta ketë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, e gjitha kjo në skenar të nëntokës kriminale dhe PDK-së, e pastaj si detyrë e dytë që për të mos lejuar koalicionin LDK-VV , edhe atë duke e inkorporuar Shpend Ahmetin me Dardan Sejdiun dhe të ashtuquajturën parti të tyre, në listën e LDK-së, në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë këtij viti”.

“Unë them që kjo mund të ndodhë fare lehtë sepse veprimet e PDK-së shkojnë gjithmonë në interes të partisë, e jo të shtetit. Ne jemi dëshmitar se si PDK-ja dhe Klani PRONTO kanë përgatitur plane perfide dhe shumë gjatë të menduara , duke u nisur nga interesat e partisë deri te ato personale. Ata dinë fare mirë se si ti shfrytëzojnë zgjedhjet, dhe gjejnë njerëzit e duhur si Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, gjithmonë duke manipuluar me ta dhe në fund i lënë me gishta në gojë partitë tjera politike dhe popullin”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.



Ky projekt ogurzi, sipas Guraziut , veç është duke u përgatitur ngadalë dhe ka plot simptome që flasin për një zhvillim të tillë nën hije.

“Kjo po dëshmohet sërish se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me haverat e tyre se si po sillen në raport me PDK-në, e që në fund do të vërtetohet se këta nuk janë asgjë tjetër përveç se KALI I TROJES dhe në shërbim të këtyre mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, urdhërat e të cilëve I kryejnë me shumë besnikëri”, tha analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Mirëpo, nëse LDK bije në një grackë të tillë”, Guraziu thotë se “kjo dO ti hakmerret dhe kushtoj shtrenjtë jo vetëm LDK-së por edhe Kosovës si shtet që do të mbetet nën kthetrat e krimit”.

“Poqese LDK-ja gabon dhe pranon të bëj marrëveshje me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun për ti futur në listë zgjedhore, si subjekt politik, siq kishte vepruar me Behxhet Pacollin, të cilin menjëherë pas zgjedhjeve ua mori Hashimi dhe Kadrija, do ta dëmtoj rëndë si tërësi vetë procesin zgjedhor por edhe të ardhmen e vendit,pasi që pazarxhitë si Shpend Jahti dhe Dardan Pazarxhiu janë turpi I politikës dhe pjesë e mafies kriminale dhe nuk mund të kihet besim në premtimet dhe zotimet e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )