Haziri: Paratë nga trafikimi i drogës, politika i pastroi përmes kazinove

  • 24 May 2019 - 07:43
Haziri: Paratë nga trafikimi i drogës, politika i pastroi përmes kazinove

Një nga shtyllat qendrore të ndikimit në rritjen e kriminalitetit në shtetin ri të Kosovës, sipas analistit politik Nexhat Haziri, janë Kazinot-lojërat e fatit që funksionuan hiq më pak se dy dekada pa asnjë licencë dhe përmes të cilave është zhvatur qytetari, është varfëruar, por edhe janë shpërlarë milionat e parave të pista nga njerëzit e politikës. Vetëm kur ata e përfunduan misionin e tyre me shpëlarje të parave, u kujtuan dhe vendosën t`i mbyllin ato.

Image
Nexhat Haziri

 

“Kazinot dhe lojërat e tjera të fatit që nga pas lufta kanë qenë lavatriqe e pastrimit të parave me origjinë të dyshimtë. Vet fakti i operimit te tyre për një kohë të gjatë të palicencuar tregon qartë se kjo veprimtari ka qenë dhe ka funksionuar si rrjet i krimit të organizuar”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se po të mos kishte pasur politika interes dhe përfitim një biznes i tillë, as që do të kishte lejuar që si të tilla të funksionojnë, pasi që ka mjaftuar mungesa e ligjit dhe rregullave të licencimit për ta ndaluar një veprimtari të tillë.

“Dhe si e tille kjo veprimtari ka pasur jo vetëm mbështetjen politike, por njerëz të fuqishëm të politikës kanë qëndruar prapa tyre si pronar të vërtetë ku paratë nga krimi i organizuar, korrupsioni, kontrabanda me naftë e cigare, nga trafikimi i drogës dhe mallrave të tjera i kanë pastruar përmes veprimtarisë së kazinove dhe lojërave të tjera të fatit’, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )