Rrah motrën e gruas, arrestohet nga policia

  • 24 May 2019 - 09:27
Rrah motrën e gruas, arrestohet nga policia

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, është raportuar për një sulm fizik në qytetin e Podujevës.

I dyshuari mashkull shqiptar është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte. 

(Kosova Sot Online)