Daçiq në zor: Puna ime është që të siguroj që asnjë shtet më të mos e pranojë Kosovën

  • 24 May 2019 - 09:39
Daçiq në zor: Puna ime është që të siguroj që asnjë shtet më të mos e pranojë Kosovën

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se puna e tij është që të sigurojë që asnjë vend tjetër të mos e njoh Kosovën

“Do të shkoj gjithkah, kjo është puna ime”, ka thënë Dacic për RTS-në.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia është e suksesshme në politikën e të bindurit të shteteve që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe se kjo u pnegon disa vendeve perëndimore.

Dacic ka thënë se në shumë vende me të cilat Serbia po i përtërin marrëdhëniet nuk është shkuar me disa dekada, transmeton N1.

Të përkujtojmë, Dacic ka qenë disa ditë në vizitë në Somali dhe ka qëlluar në pallatin presidencial në Mogadish në takim me kryetarin e atij vendi në çastin e një sulmi terrorist.

Dacic ka deklaruar se Somalia do ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)