La gruan në altar dhe shkoi pas 60-vjeçares, kush është djali shqiptar që mori vëmendjen e gjithë botës

  • 24 May 2019 - 11:07
La gruan në altar dhe shkoi pas 60-vjeçares, kush është djali shqiptar që mori vëmendjen e gjithë botës

Sokol Berisha është djaloshi nga Fieri i cili i dha fubnd beqarisë para disa ditësh me një histori mjaft të bukur që kaloi kufijtë e u mësua nga shumë njerëz.

Së fundmi ai është kthyer në heroin e ditës për italianët.

Atë ditën e tij më të lumtur, pak minuta pasi mori ‘’Po-në’’ e shumëpritur në altar, doktori shqiptar ‘’la” gruan e tij për t’i ardhur në ndihmë një pacienteje, një turiste 60-vjeçare që rastësia apo ndonjë forcë fati e pashpjegueshme e kishte çuar në vendin e duhur.

I riu shqiptar, mjek në ‘’ Ospedale Santa Maria della Misericordia’’ në Perugia, vrapoi menjëherë pranë gruas gjermane dhe arriti ta kthente në jetë, duke përdorur defribilatorin e kishës ‘’San Francesco d’Assisi”, ku ishin mbledhur miqtë dhe familjarët e tij.

Pasi lajmëroi ambulancën e qytetit, Sokoli nuk hezitoi që të shkonte në spital bashkë me bashkëshorten e tij për t’u informuar nga afër rreth gjendjes së saj.

Lajmi është shpërndarë menjëherë në shtypin italian, ku komentet pozitive kanë vërshuar lumë.

(Kosova Sot Online)