Eskalon konflikti, Milaim Zeka i përgjigjet Burdushit

  • 24 May 2019 - 12:08
Eskalon konflikti, Milaim Zeka i përgjigjet Burdushit

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, vazhdimisht në deklarime e tij, për të përshkruar gjendjen e keqe në të cilën ndodhet shteti i Kosovës, përdor fjalën ‘Republika e Burdushit’.

E duket se një gjë e tillë e ka penguar Hysri Peqanin- Burdushin, i cili i ka reaguar në mëngjesin e sotëm deputetit Milaim Zeka, duke e paralajmëruar se do ta denoncojë edhe në polici.

Ndërkohë Milaim Zeka, nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur. Madje i ka përmendur edhe disa raste se si Burdushi i kishte ofruar një telefon, dhe se si i ka ofruar një shumë parash për ta ftuar në emisionin e tij.

“Burdush, me shku ne polici po te pres. Del trego qysh ke korruptu gazetar me pare. Trego sa pare mi ke ofru me te thirre, edhe pse te kam thane qe kurr ti nuk vjen ne emisionin tim. Trego qysh ke vrapu mbas meje si zagar me ma dhane nje telefon, nga ata qe i shpetndajshe neper oborrin e RTK se”, ka shrkuar Zeka, raporton Express.

Në fund Zeka i ka thënë se vazhdo e fol, sepse kjo është ‘Republika Jote’ e ‘Legeni yt, ku ti vjellë çdo gjë të keqe”.

“Ani, tregom ti çka une me ba. Fol e ha m. deri sa te lodhesh, sepse kjo eshte Republika jote, shteti yt, legeni yt, ku ti vjelle çdo gja te keqe te këtij vendi…Vazhdo, ama mos harro se reja vrane edhe ne ËC, edhe ne hitha…!!!”, ka përfunduar Zeka.

Hysri Peqani-Burdushi është arrestuar kohë më parë nën dyshimet për mashtrim dhe shmangie nta tatimi. Pas qëndrimit për disa kohë në burg, Burdushi është liruar dhe është i detyruar që vazhdimisht të paraqitet në Satcionin Policor. 

(Kosova Sot Online)