E thotë Krasniqi: Gjysma e PDK-së ende nuk e konsiderojnë Veselin kryetar partie

  • 24 May 2019 - 13:17
E thotë Krasniqi: Gjysma e PDK-së ende nuk e konsiderojnë Veselin kryetar partie

Analistët politik, të cilët po e përcjellin në vazhdimësi fushatën e Kadri Veselit në procesin e brendshëm zgjedhor të PDK-së, dhe në takimet me qytetar, nën moton “Dekada e Re”, vlerësojnë se kjo moto, ky slogan tregon vetëm depresionin e madh të kësaj partie politike dhe është dëshmi se Veseli ka dështuar ta reformoi PDK-n, prej se është zgjedhur në krye të saj.

Image
Faik Krasniqi

Sipas analistit politik Faik Krasniqi, tani me zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar ky subjekt politik është ndarë edhe në dysh dhe është akoma më keq.

 

“Brenda PDK-se ekziston një garë mes Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Gjysma e deputetëve dhe anëtarëve të saj akoma i binden Thaçit, dhe në njëfarë mënyre nuk e konsiderojnë Veselin kryetar partie. PDK-ja është zhytur në pisllëqe të mëdha dhe i duhet një reformim i thellë, por duket që është e pamundur. Është shndërruar nga një parti në një organizatë kriminale, ku gravitojnë kriminel e banditë të ndryshëm. Një Cosa Nostra”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas tij, slogani i Kadri Veselit është ndër shenjat më të fuqishme që flasin për dështimin e këtij subjekti politik dhe përpjekjet e tanishme që përmes mashtrimit të mbijetojnë akoma. “ Edhe slogani i tyre "Dekada e re" është qesharak. Për dy dekada shkatërruan çdo gjë në këtë vend, dhe në dekadën e re gjoja duan të riparojnë dëmet që i kanë bërë. Qesharak skajshmërisht. Kjo parti duhet të shkoj në opozitë që të reformohet, dhe këtë mundë ta bëjnë partitë e tjera duke mos lidhur koalicion më me ta”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Dyshimi i tij është se mos akoma këto partitë që kanë shijuar bashkëqeverisjen me ta mundë të ofrohen përsëri prandaj kjo do të ishte e keqja e madhe që mundë ti ndodhë vendit sepse ky vend s'mund të ecë përpara me PDK-në asnjë kombinim të qeverisjes së ardhshme.

(Kosova Sot Online)