Prokuroria e Pejës ngrit 20 aktakuza për veteranët e rrejshëm

  • 24 May 2019 - 13:24
Prokuroria e Pejës ngrit 20 aktakuza për veteranët e rrejshëm

Prokuroria e Pejës ka ngritur gjithsej 20 aktakuza, kundër 21 personave që janë hetuar lidhur me dosjet e veteranëve të rrejshëm. Këta persona janë duke u akuzuar për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Në konferencën për media, që u mbajt sot në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurorja Lumturije Vuçeta ka deklaruar se kjo prokurori ka ngritur gjithsej 20 aktakuza për 20 persona për legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Ajo ka thënë se aktakuzat janë ngritur pas hetimit të 800 nga 7830 dosjet në prokurori.

“Ju njoftoj se departamenti i përgjithshëm ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave për legalizim i përmbajtjes se rreme. Akuzat janë ngritur pas hetimit të 800 nga 7830 dosjet në prokurori”, deklaroi Vuçeta.

(Kosova Sot Online)