Dyshimet për bombë, vazhdojnë kontrollat në Prokurorinë Speciale

  • 24 May 2019 - 13:28
Dyshimet për bombë, vazhdojnë kontrollat në Prokurorinë Speciale

Deminuesit, pas kontrollave që kanë bërë pranë objetktit të Këshillit Gjyqësor, kanë vazhduar në Prokurorinë Speciale.

“Ekipet deminuese janë future në objektin e Prokurorisë Speciale, pasi që dyshohet se ka edhe këtu mjet shpërthyes”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.

Flora Ahmeti nga zyra për media në Policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë pranuar informatën se ka mjete shpërthyese pranë dy objekteve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në dy objekte, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat aktualisht janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.

Rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët kontrolluan nëse ka ndonjë mjet shpërthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu, punëtorët janë evakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.

(Kosova Sot Online)