Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • 24 maj 2019 - 14:26
Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar se sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ai është i gatshëm menjëherë të nënshkruaj për heqjen e tyre dhe se kanë miratimin e tyre që sa më shpejt t’i heqin vizat

Ai thotë se e ka ditur se pas aplikimit të taksave, ato do të qëndrojnë në kohë të gjatë.

“Sa i përket lidhjes së liberalizimit të vizave me taksat, nuk ka nevojë që taksat të hiqen. E kam ditur që nga fillimi se ato do të mbesin gjatë. Ne tani me humbjet që kemi pasur, po përshtatemi me rrethanat e reja. Do të gjejmë treg për produktet tona. Na është dashur kohë për këtë, por do ta zgjidhim këtë problem, ndërsa shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”, është i bindur ai.

(Kosova Sot Online)