‘’Nuk arritëm ta njohim se çfarë është’’/ Pamjet e krijesës të frikshme që është gjetur në Golem

  • 24 May 2019 - 14:40
‘’Nuk arritëm ta njohim se çfarë është’’/ Pamjet e krijesës të frikshme që është gjetur në Golem

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se ka gjetur një krijesë, e cila është edhe e frikshme dhe e çuditshme sipas tij.

Ai thotë se krijesën e frikshme e ka gjetur tek zona e ‘’Malit të Robit’’. Po ashtu ai tregon se kjo është hera e parë që gjen diçka të tillë edhe pse ka 15 vite që jeton në atë zonë.

Qytetari tregon se krijesën në fjalë e kishte nxjerrë deti të ngordhur. Ai tregon edhe se askush nga miqtë e tij, apo banorët në atë zonë nuk ka arritur ta dallojë se çfarë është.

Gjithashtu ai ka nisur edhe disa foto. Siç shikohet edhe në foto krijesa është në ngjyrë kafe dhe ngjason pak si një gjarpër.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Foton e kemi bere tek Mali i Robit në Gole. E kishte nxjerr deti te ngordhur. Dhe ishte shume i frikshem. Neve nuk arritem ta njohim se cfar eshte. Kemi 15 vite ne ate zone dhe kurre nuk kemi pare dicka te tille.’’

Image
Image