Një ditë para protestës së opozitës, Ambasada e SHBA apel shtetasve amerikanë

  • 24 May 2019 - 16:08
Një ditë para protestës së opozitës, Ambasada e SHBA apel shtetasve amerikanë

Ambasada amerikane në Tiranë, një ditë para protestës së opozitës, u është drejtuar me një apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë.

Duke qenë se nuk ka një skenar të zbardhur se si do të zhvillohet kjo protestë, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri:

Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)