Bombë në një xhami, tre të vdekur e 20 të lënduar

  • 24 May 2019 - 17:18
Bombë në një xhami, tre të vdekur e 20 të lënduar

Një bombë shpërtheu në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, gjatë lutjeve të së premtes, thanë zyrtarët, duke vrarë tre persona, duke përfshirë një predikues të lartë dhe duke plagosur të paktën 20 burra që ishin mbledhur për t’u lutur.

Predikuesi, Samiullah Raihan, ishte një mbështetës i qeverisë afgane pro-perëndimore, të cilët talebanët po tentojnë që ta minojnë. Firdeus Faramarz, një zëdhënës i policisë, tha se eksplozivi ishte vendosur pranë altarit të xhamisë Al-Takva, vend i shenjtë për besimtarët e besimit islam, raporton “Reuters”.

Zona ku ndodhi bombardimi dominohet nga myslimanët sunitë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por luftëtarët e ISIS dhe talebanët janë ata që shpesh kryejnë sulme në qytetin më të madh të Afganistanit.

(Kosova Sot Online)