ALARMANTE: Kosova, vend i mafias dhe karteleve kriminale!

  • 25 May 2019 - 11:04
ALARMANTE: Kosova, vend i mafias dhe karteleve kriminale!

Analisti politik Gani Qarri, duke  komentuar zhvillimet e fundit rreth aferave korruptive  që po qarkullojnë dhe janë bërë  top lajm në mediet Kosovare, që nga publikimi I anketës së  fundit të publikuar nga instituti Riinvest, nga e cila  konstatohet se 2/3 e bizneseve mendojnë se nuk mund kryejnë punë pa dhënë ryshfet, kurse gati gjysma e bizneseve deklarohen se nuk mund të zhvillohen pa korrupsion, se në Kosovë nuk mund të marrësh asnjë leje ndërtimore në komuna, sidomos në komunën e Prishtinës, pa dhënë PARA, e deri te rasti I fundit I fajdeve për të cilat prokuroria po heshtë, e kjo, sipas Qarrit, flet për gjendjen reale në të cilën është sistemi I drejtësisë kosovare.

Image
Gani Qarri

Sipas analistit Qarri, tani "lajm mbi lajm është bërë përfshirja në këtë aferën e fundit edhe të emrit të Kadri Veselit i cili tash kinse kërkon veprimin e prokurorisë,  për ta, siç thotë ai, gjetur të vërtetën pasi ai është njëri nga bosët që realisht e ka nën telekomandë edhe veprimin e prokurorisë".

“Kadri Veseli nuk e ka hallin se pse nuk veproi prokuroria por pse ajo, që nga viti 2013, për 6 vite nuk arriti ta zhdukte videon ku përmendet edhe emri i tij, për marrje parash,sepse ajo as që guxon të bëjë gjë pa aminin e tij. Vet fakti se vetëm më 2018 u shpallën mbi 60 aktgjykime liruese që ishte dyfishi i vitit paraprak,ndaj të akuzuarve me ngarkesa të rënda penale për të cilët njerëzit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, me të drejtë kanë pritur veprimin e ligjit dhe dënime të merituara disa vjeçare për ta, dëshmon më së miri se në çfarë prokuror,gjyqtarë dhe drejtësie të kontrabanduar mbështet për rend dhe ligj shteti i kapur i Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, gjendja mjeruese ligjore e krijuar nga prokuroria dhe drejtësia pothuajse gati inekzistente e vendit, u vërtetua edhe në  anketën e fundit të publikuar prej institutit Riinvest nga e cila konstatohet se 2/3 e bizneseve nuk mund kryejnë punë pa dhënë ryshfet, kurse gati gjysma e bizneseve deklarohen se, as që mund të zhvillohen pa korrupsion,ndaj habit fakti se si prokuroria për të gjitha këto shpall aktgjykime lirimi, hesht apo mbyll sytë fare. 

Sipas Gani Qarrit,  "nga presioni i z. Lumezi, disa muaj më parë u detyrua të ikte edhe prokurori Elez Blakaj dhe me këtë situatë të lirisë së veprimit të krimit e korrupsionit është  normale që në Kosovë nuk mund të marrësh asnjë dokument, apo vendim sado të thjeshtë nga institucionet qofshin ato të nivelit qendror, apo atij komunal, pa dhënë ryshfet a haraç,për të cilat serish prokuroria e udhëhequr nga ky kryeprokuror i "suksesshëm" aktual, vijon ti mbyllë sytë".

“Në këtë mënyrë, mjerisht Kosova është kthyer në vend të mafias dhe karteleve kriminale, siç kemi rastin ti shohim çdo ditë nëpër video,gjë që e dinë tani më të gjithë, përveç prokurorisë, e cila vazhdon te mbylle sytë para denoncimeve te qytetareve,para krimit te përditshëm në institucione, por edhe para dëshmive e videove të publikuara, ku përmendet edhe vet emri i kreut të PDK-së, Kadri Veselit, të cilin ajo si padron që e ka,as që guxon ta marr në pyetje për asgjë”, ka thënë Qarri për “Kosova Sot Online”.

 (Kosova Sot Online )