’’Rreze drite’’ për të burgosurit/ Propozohet që të kryejnë marrëdhënie pas hekurave por jo me njerëz

  • 25 May 2019 - 12:11
’’Rreze drite’’ për të burgosurit/ Propozohet që të kryejnë marrëdhënie pas hekurave por jo me njerëz

Deri më tani të burgosurit italianë e kishin të pamundur të kryenin marrëdhënie intime.

Mediat italiane shkruajnë se Parlamenti italian së shpejti do të diskutojë një propozim, i cili synon t’u ofrojë momente intimiteti atyre të burgosurve, të cilët nuk kanë as gra dhe as të dashura që mund të shkojnë t’i takojnë në burg.

Për këta të burgosur do të ofrohen kukulla seksi prej silikoni. Këto kukulla do të çohen në burgje si për femrat dhe si për burrat.

‘’Radio 24’’ ka raportuar se kjo gjë do të jetë e mundur vetëm për ata persona që nuk kanë kryer krime të rënda.

Po ashtu mësohet se radikalët italianë të frymëzuar nga ky propozim, po përgatisin një paketë ligjore për ta çuar për votim në Parlament.

Kjo praktikë është ndjekur edhe në burgjet amerikane të Arizonas.