I ngulën thikën tre herë në bark, kamerat identifikojnë autorët e sulmit ndaj shqiptarit

  • 25 May 2019 - 13:04
I ngulën thikën tre herë në bark, kamerat identifikojnë autorët e sulmit ndaj shqiptarit

Një 22-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në Xhenova 17 nëntorin e shkuar.

Pasi e plagosën, agresorët i morën edhe portofolin shqiptarit.

Kamerat e bizneseve përreth kanë filmuar të gjithë ngjarjen, si dhe kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Pas verifikimeve, karabinierët kanë arrestuar dy të rinj, si të akuzuar për sulmin ndaj shqiptarit.

Gjithashtu është bërë kallëzim edhe për dy vajza dhe një djalë tjetër, të cilët shoqëronin agresorët.

Sipas mediave italiane, agresorët i ngulën tre herë në bark thikën shqiptarit, përpara se t’i merrnin portofolin.

Shqiptari arriti të shpëtonte nga agresorët dhe më pas duke vrapuar, u rrëzua në sheshin "De Ferrari".

Më pas ai u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spitalin "San Martino.