Së paku 24 të vdekur nga vërshimet

  • 25 May 2019 - 13:37
Së paku 24 të vdekur nga vërshimet

Zyrtarët afganë kanë thënë se reshjet e mëdha të shiut në shumë pjesë të Afganistanit kanë shkaktuar vërshime të rënda, duke lënë të vdekur të paktën 24 persona dhe duke lënduar 11 të tjerë në dy ditët e fundit.

Sipas Ministrisë për Menaxhim të Fatkeqësive dhe Çështjeve Humanitare, nga vërshimet janë prekur gjashtë nga 34 krahinat e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin.

Në provincën qendrore të Bamyanit, raportohet se 500 njerëz janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës pas rritjes së nivelit të ujit.

Sipas agjencisë “AP”, vërshimet i kanë shkatërruar më shumë se 220 shtëpi në 48 orët e fundit.

Sipas zyrtarëve afganë, vetëm gjatë këtij viti, rreth 150 njerëz kanë vdekur për shkak të vërshimeve pasi reshjet e shiut shkatërruan shumë shtëpi në disa provinca, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)