Lidhja me krimin e organizuar po prodhon milionerë në politikë dhe drejtësi!

  • 25 May 2019 - 14:48
Lidhja me krimin e organizuar po prodhon milionerë në politikë dhe drejtësi!

Duke parë çdo ditë e më shumë, se si janë kapur të gjitha institucionet e shtetit nga lidhjet mafio kriminale, duke përfshirë këtu edhe bizneset e tyre, ekspertët e së drejtës dhe analistët politik  vlerësojnë se  në këtë gjendje, në Republikën e Kosovës  as që ka shans të ketë zhvillim ekonomik,pasi që çdo gjë është në duart e nëntokës kriminale, ndërsa sistemi i drejtësisë,  prokuroria , hetuesia e gjykata mbyllin sytë duke mos trajtuar rastet e krimit te organizuar, i cili është burim i përfitimeve të paligjshme, korruptive, kriminale, i kësaj klase politike për afro dy dekada në Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas prof. Muhamet Kelmendit, “për pasojë  të kapjes së thellë të të gjitha fushave nga krimi dhe lidhjet mafioze,  prokuroria nuk guxon të hetoj as rastin e homologimit kriminal dhe monopolet tjera  që për një dekade i zhvatin qytetaret, por as rastin e Atestimit, që pa kurrfarë shpjegimi, kundërligjshëm, i jepet sërish të njëjtës kompani të mafio-oligarkut të kriminalizuar Shkëlqim Devollit që mban monopol kriminal prej një dekade në homologimin e automjeteve, dhe jo vetëm”.

 “Kur pyesim pse e nuk hetohen! Kjo tash veç dihet.  Nuk hetohen sepse në  Kosovë është instaluar një sistem juridik, si prokurorisë dhe gjykatat, policia dhe AKi, që nuk veprojnë në bazë te ligjit, por në bazë të pozitës politike dhe ekonomike, pasurisë që ka ndonjë i dyshuar. Bazë juridike për të bërë hetime dhe që gjykatat të vendosin ka mjaftë. Po dalin për çdo ditë në dritë vepra të ndryshme dhe me energji të madhe kriminale. Dyshimet janë shtuar  por nuk po veprohet”, tha Prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot  Online”.

Sipas  Kelmendit, “duke abuzuar kështu me ligjin dhe duke  bashkëjetuar me krimin, të gjitha janë bërë të pasur, edhe në institucionet rendit dhe ligjit.”

“Mjafton për organet të shikohet pasuria e strukturës komanduese të policisë dhe veprimtaritë e tyre për të  hetuar. Ka mjaft të dhëna për dyshime në mënyrën e krijimit të pasurisë tek politikanët, anëtarët e bordeve  të  firmave publike dhe shtetërore, sikundër ka mjaftë dyshime për mënyrën si e krijuan  pasurinë edhe shumë prokurorë dhe gjyqtar”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij kjo është arsyeja pse lejohen dhe nuk hetohen as monopolet e krijuara gjithandej me lidhje kriminale, sepse sipas tij shërbimet e tyre janë të lidhura mirë e ngushtë midis tyre dhe politikës,  sikundër dhe firmave të sektorit privat,  që janë të ndryshme.

“ Kështu po ruhet sistemi i dështuar juridik. Tashmë është thënë  me mijëra herë se në Kosovë nuk ka nevojë shumë për hetime dhe dëshmi për lidhjen e sistemit të drejtësisë me monopolet dhe rrjetet kriminale por mjafton të shikohet pasuria e patundshme dhe e tundshme, edhe e atyre por edhe  e politikaneve, pasuria e gjyqtarëve , prokurorëve, strukturës komanduese, madje edhe më poshtë të rangut të policëve të thjeshtë, për të dhënë konstatime  dhe për të nxjerr ato dyshimet akoma më qartë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai pohuar se të gjitha këto kategori janë super të pasur dhe kanë makina të mira, shtëpi, rroba të veshjes, shëtisin vetë dhe i shëtisin anëtarët e familjeve të tyre  nga një metropol  botëror në tjetrin, gjë që kurrë nuk mund ta bëjnë këtë luks  me të ardhurat zyrtare  por vetëm duke pasur kështu lidhjet e tyre të ngushta me krimin.

(Kosova Sot Onilne)