Biznesi dhe politika në Kosovë, në stilin e "Cosa Nostra"-s

  • 25 May 2019 - 16:31
Biznesi dhe politika në Kosovë, në stilin e

Marrja e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, sipas raportimit të mediave, ka përfshirë në fajde, një grup prej së paku tetë personash.

Dy protagonistët në këtë video, flasin për shuma të mëdha parash që biznesmeni Faton Dalladaku thotë se i dha për t’u ndërtuar spitali privat.

Teksa flasin për Rrahim Hashimin, si personi që do t’i ndihmonte Dalladakut për ta ndërtuar spitalin, ky i fundit, për këtë, përmend edhe emrin e Kadri Veselit. Kjo çështje nga analistët është cilësuar në stilin e "Cosa Nostras".

Image

Në një prononcim për "Kosova Sot Online", sipas analistit Faik Krasniqi, "që 20 vjet e kemi këtë çorbë. Nuk është diçka e re, Kosova është vatër e krimit të organizuar, korrupsionit dhe fajdexhive".

"Shumë qesharak është ky popull. Thua se nuk e kanë ditur qe ky vend është i kriminelëve e fajdexhive. Që 20 vjet e kemi këtë çorbë. Nuk është diçka e re, Kosova është vatër e krimit të organizuar, korrupsionit dhe fajdexhive. Edhe ndërkombëtarët e dinë këtë gjë, sepse misionarët e tyre indirekt kanë qenë të përfshirë në shumë nga këto pisllëqe. Është shumë e çuditshme kur disa ambasadorë, pas dy dekadave dalin dhe thonë që këta janë hajna dhe kriminelë. Të tillë kanë qenë që dy dekada. Këta funksionojnë në stilin e Cosa Nostra-s, të ndarë në fise!", ka deklaruar Faik Krasniqi, për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)