Shpërthen vullkani, anulohen fluturimet

  • 25 May 2019 - 17:25
Shpërthen vullkani, anulohen fluturimet

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin turistik indonezian të Balit, duke shkaktuar anulim të fluturimeve drejt Australisë. Në qiell është parë një re e madhe e hirit të liruar nga vullkani.

Vullkani i malit Agung nxori lavë dhe gurë në largësi deri tri kilometra, ndërsa hiri i tij është shpërndarë në disa fshatra. Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë vdekje.

Zyrtarët ofruan 50 mijë maska për banorët e zonës, ndonëse niveli i alarmit mbeti në shkallën e njëjtë dhe aktiviteti i vullkanit nuk u rrit. Autoritetet nuk kanë bërë zhvendosje të popullsisë.

Në fund të vitit 2017, zyrtarët e kishin shtuar nivelin e alarmit për shkak të rritjes së aktivitetit të këtij vullkani.

Në shpërthimin e vitit 1963, më shumë se 1000 njerëz kishin vdekur shumë fshatra ishin shkatërruar.

Ishulli i Balit, i cili është i famshëm për plazhet dhe tempujt e tij, tërheq rreth pesë milionë vizitorë në vit, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)