Ndërkombëtarët po i izolojnë të korruptuarit

  • 26 May 2019 - 07:58
Ndërkombëtarët po i izolojnë të korruptuarit

Paralajmërimet e ambasadave të huaja në Kosovë, partnerëve të Kosovës, siç është ambasada e SHBA-ve dhe ajo Mbretërisë së Bashkuar, për ndalimin e zyrtarëve të korruptuar të hyjnë në këto shtete, sipas analistëve politik, pa dyshim se është një lajm I mirë, sepse më në fund po mendohet për izolimin ndërkombëtar të këtyre politikanëve të lidhur me krimin e korrupsionin, që po qeverisin me vendin dhe po e mbajnë peng edhe të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të pa fajshëm.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik Nexhat Haziri madje thotë se një masë e tillë kundër të të korruptuarve në politikë dhe në krye të institucioneve është dashur të ndërmerret kaherë, sepse edhe pse e mirëpritur kjo masë, është bukur shumë e vonuar, kurse tani duhet bërë presion që ata të largohen edhe nga pozitat në pushtet dhe të përgjigjen para ligjit.

“E them I vonuar, pasi në mungesë të funksionimit të sistemit të drejtësisë, nga veprimtaria kriminale e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, tashmë pasojat po I vuan vendi dhe qytetarët tanë, pasoja këto aq të rënda sa do të duhet një kohë e gjatë për ti riparuar. Megjithatë pas këtyre hapave që janë ndërmarrë si ndëshkim për zyrtarët e korruptuar të Kosovës nga ana e këtyre dy shteteve SHBA dhe Britania e Madhe, tani është rendi I një presioni të fuqishëm qytetar që këta zyrtar të largohen nga funksionet e që I mbajnë në çdo nivel të pushtetit në Kosovë dhe ti nënshtrohen drejtësisë”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Tani kur edhe ndërkombëtarët po e ngrenë zërin e tyre kundër pushtetarëve të korruptuar, nuk duhet të presim që vetëm partnerët ndërkombëtar të na e kryejnë gjithnjë punën në luftë kundër politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar, por duhet vepruar edhe qytetarët.

“Pjesa më e madhe na takon neve si shoqëri duke mos pranuar indiferencën karshi sundimit të këtij soji politikanësh që tashmë edhe me pamje vizuele në media, por edhe në forma të tjera, portretizohen si kriminel që për gjithë këto vite kanë zhvatur deri në palcë qytetarin e Kosovës”, tha Haziri për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )