Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

  • 26 May 2019 - 08:12
Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të shtunën nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.

Ai në një postim në “Twitter”, ka shkruar se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosvës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”,ka shkruar Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)