Sot mbyllet rruga Shtërpcë-Brezovicë

  • 26 May 2019 - 08:16
Sot mbyllet rruga Shtërpcë-Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë, rruga që shpie në qendrën e skijimit, sot do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë”.

(Kosova Sot Online)