Akuzon Miftari: PDK-ja është kupolla piramidale e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar

  • 26 May 2019 - 11:03
Akuzon Miftari: PDK-ja është kupolla piramidale e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar

"Me nje polici, gjygjësi e prokurori, e  AKI- të korruptuar,  as zoti Veseli as z Lushtaku, as z Rugova, as z Lekaj..., e as askush nga mijëra të korruptuar tjerë nga politika e lartë  nuk duhen të kenë frikë, pasi të pafajshëm janë akoma pa filluar mirë procesi gjyqësor ndaj tyre. Nga gjykatat e organet tjera të ligjit,  frikë duhet me pasë vetëm qytetari i thjeshtë nëse kërkon drejtësi në një  shtet, ku sundojnë baronët e krimit të organizuar domethënë ku sundojnë  "Mafiashat politikë të Kosoves", ka deklaruar për gazetën "Kosova Sot Online", njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Miftari.

Image
Naim Miftari         

Sipas Miftarit, "problemi i publikimit të videos të një grupi fajdexhinjësh të lidhur me pushtetin ku apstrofohet Kadri Veseli, nuk është as befasi as rastësi, pasi kemi me qindra raste tjera. Por sikurse rastet e tjera, kompromintohen nga policia,    prokuroria dhe gjygjësija, si është e mundur një rast i tillë me u fshehë dhe mu vonua më shumë vite, derisa ti kalon edhe vlera, edhe afati ligjor i lëndes penale”.

"Dihet mirë se gjykatën, policinë e prokurorinë i posedon dhe i ka nën kontroll klani "Pronto", kanë edhe LDK-ja e AAK-ja ngapakë, por PDK-ja është kupolla piramidale e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

Ndërsa sa i përket Kadri Veselit, ai s'ka nevojë me mbajtë konferenca me gazetarë, aspakë as mu nervozu as me kërcnu, pasi edhe në rastin e Pasaportave Biometrike  në aferën MPB me Natalija Veliun, njerëz te afërt të Kadri Veselit, zyrtarë të lartë të MPB-së,  ishin të involvuar në marrjen e 1.4 milionë eurove mito edhe shoferi i vetë Veselit  bashkë me vëlla të vetin ishin akterë të rëndësishëm në atë aferë korruptive, por u falën u mbuluan emrat e tyre nga hetimi dhe dënimi i tyre,  ku u dënuan vetëm ndihmësat anësorë të aferës korruptive por u falën njerëzit e shtetit zyrtarët e lartë që ishin kriminelët kryesorë të atij tenderi kompromentus me pasportat biometrike që ishte kushti kryesor i liberalizimit të vizave, i vënë nga BE-ja", për gazetën "Kosova Sot Online", thotë njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Miftari.

(Kosova Sot Online)