Skenderaj, konfiskohen një armë automatike, pistoletë e nëntë fishekë

  • 26 May 2019 - 13:12
Skenderaj, konfiskohen një armë automatike, pistoletë e nëntë fishekë

Një armë automatike me nëntë fishekë dhe një pistoletë janë gjetur nga Policia e Kosovës pas kontrolleve të bëra në dy shtëpi në fshatin Qubrej, Skenderaj.

Sipas Policisë, pronari i dy shtëpive është intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregulltë.

“Në  bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë dega Skenderaj  është  bërë kontrolli i dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 9 fishekë dhe një pistoletë. I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së .

(Kosova Sot Online)