MIT jep detaje për rrugën e mbyllur në Brezovicë

  • 26 May 2019 - 14:44
MIT jep detaje për rrugën e mbyllur në Brezovicë

Rruga që të shpie në qendrën e skijimit në Brezovicë është akoma e mbyllur.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas MIT, në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet që kanë filluar nga ora 08:00.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga mëngjesi i ditës së sotme (e diele, 26.05.2019), ka filluar asfaltimi i rrugës rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit). Ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 20:00. Lusim qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni edhe më tutje”, thuhet në komunikatën e MIT.

(Kosova Sot Online)