Pasi shkarkoi 78 kryetar degësh, Zaev shkarkon gjithë nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm

  • 26 May 2019 - 22:07
Pasi shkarkoi 78 kryetar degësh, Zaev shkarkon gjithë nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Aleksandër Kiracovski është shkarkuar nga detyra partiake. Gjithashtu edhe të gjithë nënëkryetarët partiak janë shkarkuar, mëson portali në gjuhën maqedonase 24info.

Siç raportohet për sekretar të ri të LSDM-së është propozuar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave, Lupço Nikollovski. Ai nuk do të jetë më në detyrën e ministrit.

Nënkryetarët e LSDM-së janë: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muamed Zekiri, Bllagoja Boçvarski, PetreShilegov.

(Kosova Sot Online)