Partitë politike e duan kontrollin dhe abuzimin e votës së qytetarëve

  • 27 May 2019 - 15:23
Partitë politike e duan kontrollin dhe abuzimin e votës së qytetarëve

Edhe pse Reforma zgjedhore është iniciuar dy herë radhazi, në mandatet e kaluara të Kuvendit të Kosovës, ky proces do të mbetet e pa realizuar edhe në këtë mandat të radhës, ngase lakmia e partive për pushtet, qoftë edhe me çmimin e abuzimit të votës së qytetarit, është shumë e madhe dhe nuk i dallon aspak pozitën dhe opozitën. Partitë politike në opozitë, që zakonisht dijnë të ankohen se ju është bërë e pa drejtë dhe ju janë vjedhur votat, tani nuk u kujtuan që nga fillimi i kësaj legjislature të kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, por dita ditës kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe arritjen me qdo kusht në pushtet. Njohësit e kësaj fushe, konsiderojnë se është krejt e është e qëllimshme harresa e partive politike për reformën e shume sepse kur shikohet në mënyrë reale, po ju konvenon të gjithëve një ligj jo shumë i përkryer ngase vjedhja dhe abuzimi me votën është bërë specialitet i të gjitha partive politike.

Image
Blerim Burjani

Eksperti i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online” se ka improvizime dhe asgjë tjetër nga këto parti politike të pa interesuara, kështu që tema e reformës nuk realizohet asnjëherë me këtë kastë politike që nuk ka interes tjetër ve pushtetit me çdo kusht.

“Nuk ka reformë zgjedhore, nuk ka interesim , ju konvenon partive politike që ato vetë ta kontrollojnë sistemin dhe zgjedhjet,kur dihet që ligji për zgjedhjet ua mundëson kontrollin e plotë mbi zgjedhjet. Janë pra pikërisht njerëzit e partive që i numërojnë votat e që këtë do të duhej ta bënte shërbimi civil”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Me këtë legjislacion të tanishëm, Burjani thotë se politika e kontrollon si ti konvenon edhe KQZ-në prandaj nuk duan reformim sistemi. “Në vend që KQZ të përbëhet nga bota akademike dhe gjyqtar, vendim marrjen në KQZ e kanë partitë politike që i kanë anëtarët e tyre në KQZ,. Ku sistem deri më tani ka degraduar plotësisht demokracinë e re kosovare. Për këtë arsye asnjë partie nuk i konvenon asnjë milimetër ndryshimi ne KQZ, që KQZ-ja të jetë institucion profesional edhe ad-hoc për zgjedhjet, që do të duhej kështu edhe të depolitizohet plotësisht. Është folur vazhdimisht nga të gjitha partitë politike për reformën por kjo ka qenë vetëm një maskë sepse nuk ka vullnet minimal për reforma në këtë shtet në të cilin sundon partitotokracia, dhe ku njerëzit e partive politike nga momenti që i marrin votat i privatizojnë ato dhe bëjnë çfarë të donë me vullnetin e populli”, pohoi Burjani për “Kosova Sot Online”,

Sipas Burjanit, "sikur të kishte vullnet politik për reformim, Kosova do të duhej hequr dorë nga sistemi proporcional për të kaluar në një sistem gjysmë mazhoritar, i cili do të prodhonte qeverisje më efikase më të përgjegjshme dhe jo me kaq numër të partive në koalicion, që ky sistem po shërben të keqpërdoret skajshëm nga partitë politike".

(Kosova Sot Online )