Vuçiq: Ose kompromis për Kosovën, ose shqiptarët do t’i sulmojnë serbët

  • 27 May 2019 - 20:12
Vuçiq: Ose kompromis për Kosovën, ose shqiptarët do t’i sulmojnë serbët

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse Kosova e shfuqizon taksën, do të jap më të mirën derisa të jetë president i Serbisë për të gjetur një zgjidhje, dhe vuri në dukje se nëse nuk arrihet pajtimi për kompromis do të humbin të gjitha.

“Ndërsa unë jam president, për tre vjet, do të bëj më të mirën nëse heqin taksën, dhe do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, në të cilën do të merren parasysh interesat e popullit tonë, sigurinë e popullit tonë, kishat dhe manastiret, si dhe interesat e Serbisë. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje kompromisi, shqiptarët do t’i sulmojnë serbët në Kosovë, pasi shqiptarët humbin nervat e tyre”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)