Ky është parashikimi i motit për sot

  • 28 May 2019 - 09:07
Ky është parashikimi i motit për sot
Si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, mbi vendin tonë vazhdon të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm.

Për sot, meteorologët parashikojnë me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s.

(Kosova Sot Online)