Vdes përgjatë fluturimit, pasi përbiu 246 qese kokainë

  • 28 May 2019 - 09:19
Vdes përgjatë fluturimit, pasi përbiu 246 qese kokainë

Një burrë nga Japonia vdiq përgjatë një fluturimi duke lënë Meksikën për në Japoni, pasi përbiu 250 qese të kokainës, sipas zyrtarëve.

Prokurorët thanë se njeriu, i identifikuar si Udo “N”, kishte ardhur në Meksikë nga Kolumbia

Ata tutje thanë se pasagjerët raportuan se e kishin parë të ndjerin duke u dridhur në orët e hershme të së premtes, pasi drejtuesi i avionit u nis për në Narita, një qytet në periferi të Tokios.

Ai kishte marrë 246 qese kokaine, ku vuajti nga mbidoza si rezultat, duke çuar në një sulm kardiak menjëherë pas ngritjes, zbuluan më vonë ekspertët.

Një ekzaminim pas vdekjes u krye aty pas ndaljes emergjente të fluturimit Aeromexico në Hermosillo.

Mjekësia ligjore pritet ta saktësojë shkakun e vdekjes

(Kosova Sot Online)