Vuçiq i drejtohet Perëndimit: Ndalojeni Prishtinën

  • 28 May 2019 - 09:35
Vuçiq i drejtohet Perëndimit: Ndalojeni Prishtinën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, sipas medieve serbe, ka nisur aktivitete intensive diplomatike pas ndërhyrjes së njësive speciale ROSU të policisë së Kosovës në veri të Kosovës

Siç i është thënë agjencisë “Tanjug” nga kabineti i tij, kryetari i Serbisë ka kërkuar nga qendrat perëndimore politike që ta frenojnë Prishtinën dhe ka bërë me dije se “Serbia nuk do të lejojë pastrim etnik në Kosovë”.

“Nga aleatët, Rusia e Kina, pritet çdo lloj ndihme e mbështetjeje”, transmeton B92

Kujtojmë se pas këtij aksioni të policisë së Kosovës në Veri, Vucic madje dha alarm për Ushtrinë e Serbisë të jenë në gjendje gatishmërie për luftë.

(Kosova Sot Online)