Çka do të ndodh sot?

  • 28 May 2019 - 10:02
Çka do të ndodh sot?

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri shqyrton propozimin për rishpalljen e konkursit për komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303, ora 10:00)

382621

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton lidhur me kërkesën e disa punëtorëve të arsimit të Komunës së Ranillukut, ku marrin pjesë Shyqiri Bytyqi, ministri i Arsimit dhe Vladica Aritonoviq, kryetare e Ranillukut. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302, ora 10:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësuesi i BERZH-it, nënshkruajnë marrëveshje. (Zyra e  kryetarit Lutfi Haziri, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare dhe disa biznesmen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00, vetëm pamje) 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 10:00)

Mbahet takimi në mes të mediave nga Kosova dhe Serbia me temën “Gjuha e urrejtjes në media dhe si mund të ndihmojnë mediat në procesin ripajtimit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Mbahet aktiviteti i organizuar nga Shoqata për personat me fibrozë cistike. (Oborri i Repartit të Pediatrisë në QKUK, ora 11:00)

(Kosova Sot Online)