Mediat serbe: Nga aksioni në veri janë plagosur dy serbë

  • 28 May 2019 - 10:23
Mediat serbe: Nga aksioni në veri janë plagosur dy serbë

Dy serbë u plagosën lehtë në një shkëmbim zjarri që ndodhi rreth orës 6.20 këtë mëngjes në Zubin Potok, kur anëtarët e ROSU-së ishin në atë komunë për aksionin policorë në Veri, shkruajnë mediat serbe.

Policë nga vendi i ngjarjes kanë konfirmuar për Tanjug se të shtënat vazhdojnë edhe tani, rreth orës 9.30..

Rreth orës 6:20 ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit midis personave të panjohur dhe njësive të specializuara të Policisë së Kosovës, në të cilën u shkrepën rreth 200 plumba thonë këto medie.

Nga ky aksion të plagosur kanë mbetur edhe dy policë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)