Tritan Shehu kundër Thaçit: Përgjigjja duhet dhënë prerë, ne e kemi “fytyrën” drejt Europës, aty do bashkohemi

  • 28 May 2019 - 10:23
Tritan Shehu kundër Thaçit: Përgjigjja duhet dhënë prerë, ne e kemi “fytyrën” drejt Europës, aty do bashkohemi

Demokrati Tritan Shehu ne nje shenim te lene ne Facebook shprehet kunder deklaratave te Hashim Thaçit, ndersa thekson se ky i fundit “kerkoi perfshirjen e Parlamenteve te Kosoves e Shqiperise ne aventura te rrezikeshme “bashkimi kombetar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-se!!”.

“Me “shkembimin e territoreve” ai me bashkeautore rigjalleroi nje aspirate te dominimit serb ne Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin.
Se fundmi ne sinkron me ata qe kerkojne te na “veshin kostumin” nacionalist te “Shqiperise se Madhe”, ky President u ben te tilla thirrje Parlamenteve, ne kundershtim me detyrat e juridiksionin e tij”, shprehet ai.

 

Me tej Shehu shkruan se “Cdo gje eshte e mundur, por sidoqofte pergjigja duhet dhene e prere: ne e kemi“fytyren” vetem drejt Europes, aty do te bashkohemi.

Postimi i plotë:

Tezat e Thacit, ndesh me interesat tona kombetare e stabilitetin e Rajonit.
Ai dje kerkoi perfshirjen e Parlamenteve te Kosoves e Shqiperise ne aventura te rrezikeshme “bashkimi kombetar”, qe u shkojne per shtat atyre qe duan te na kthejne ne faktor destabiliteti, te na mbajne neve dhe Rajonin larg BE-se!!
Disa muaj me pare duke aktivizuar perrallen e qarqeve serbe per Bin Laden ne Shqiperi, na kompromenton me “terrorizmin islamik”.
Me “shkembimin e territoreve” ai me bashkeautore rigjalleroi nje aspirate te dominimit serb ne Rajon, por qe u “arshivua” ne Berlin.
Se fundmi ne sinkron me ata qe kerkojne te na “veshin kostumin” nacionalist te “Shqiperise se Madhe”, ky President u ben te tilla thirrje Parlamenteve, ne kundershtim me detyrat e juridiksionin e tij.
Thaci godet keshtu edhe “Paketen Ahtisaar”, qe eshte dokumenti baze i lirise e pavaresise se Kosoves, i vendimit te Gjykates se Hages, i Kushtetutes se saj.


Te tilla teori qe rihapin edhe endrat e “Serbise se Madhe” nepermjet ndryshimit te kufijeve, vetem demtojne imazhin e interesat shqiptare ne keto periudha te veshtira, na izolojne.
Pse nje President do te ndermerte kete hap duke perfshire edhe Shqiperine ne te tilla aventura: prej nje dosjeje, per interesa te tjera okulte, “per te lare…” mbas “shuplakes” se Berlinit?!
Cdo gje eshte e mundur, por sidoqofte pergjigja duhet dhene e prere: ne e kemi
“fytyren” vetem drejt Europes, aty do te bashkohem.

(Kosova Sot Online )