Detaje të reja për doganierët e arrestuar mbrëmë në Prizren

  • 28 May 2019 - 11:25
Detaje të reja për doganierët e arrestuar mbrëmë në Prizren

Në Komunë e Prizrenit ka filluar mbrëmë aksioni, që do të shpërndahej pastaj në disa vende të Kosovës. Si cak janë disa persona, përfshirë këtu doganierë e policë të gjithë këta të dyshuar në pjesëmarrje në një grup kriminal në lidhje me veprat penale, kontrabadim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit e tregti e ndaluar. Gazeta Express sjell incialet e personave që janë ndaluar si dhe atë se cka është konfiskuar gjatë aksionit.

Burime mirë të informuara në organet e hetuesisë ka marrë vesh se janë arrestuar mbrëmë në Prizren katër zyrtarë doganorë si dhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar për kontrabandim të mallit. Dy nga ta janë shtetas të Shqipërisë. 

“Janë arrestuar katër zyrtarë doganorë me inicialet, H.D, B.M, A.Z, D.H. Si dhe janë arrestuar deri më tani gjashtë persona që kanë qenë të përfshire në kontrabandë të mallit, ndër ta dy shtetas të Shqipërisë”.

Tutje, bëhet e ditur se  operacioni është drejtuar nga prokuroria e Prizrenit, përkatësisht nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala., derisa është ekzekutuar nga hetuesia e doganës.

“Bëhet e ditur se janë sekuestruar disa tonelata duhan dhe tre vetura që kanë përfshirë në kontrabandim”, bën të ditur ky burim.

Aksioni që ka filluar mbrëmë, ka vazhduar sot në disa komuna tjera të vendit, përfshirë këtu edhe Komunat veriore.

(Kosova Sot Online)