Mediat serbe në kulm të propagandës – autoblindat e ushtrisë po lëvizin

  • 28 May 2019 - 11:51
Mediat serbe në kulm të propagandës – autoblindat e ushtrisë po lëvizin

Mediat serbe tashmë kanë nisur shkrimet propaganduese ndaj ngjarjeve në Kosovë, arrestimet që po bëhen në veri. Ata kanë thënë se ushtria e Serbisë tashmë ka nisur autoblindat nga Kraleva.

Mediat serbe raportojnë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi ka mbajtur një takim urgjent pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës në Veri.

Thuhet se në takim është vendosur kundërpërgjigja e Serbisë. Blici serb raporton se ushtria e Serbisë ka lëvizur me autoblinda nga kazerma në Kralevë.

Mirëpo, ky aksion i policisë së Kosovës ka nisur nga dje dhe nuk është bërë vetëm në komunat veriore, por arrestime ka pasur edhe në Skenderaj dhe Drenicë. Të paktën kështu kanë thënë nga Policia e Kosovës zyrtarisht.

(Kosova Sot Online)