Basha: Banda e Ramës ka vjedhur 4.6 mln euro nga shqiptarët

  • 28 May 2019 - 18:08
Basha: Banda e Ramës ka vjedhur 4.6 mln euro nga shqiptarët

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas derisa kryeministri të largohet, një kryetar qeverie që sipas kryedemokratit po bëhet gati të nxjerrë “kamxhikun e diktaturës” për t’i ulur kokën shqiptarëve.

Nga një miting në Elbasan, Basha iu referua publikimit të djeshëm të Birn në lidhje me qindra tendera “sekretë” të qeverisë, duke u shprehur se miliona e dhënë janë zhvatur nga shqiptarët për t’i shkuar në xhepa një grushti oligarkësh.

Basha: Tani bëhet gati të çimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati të nxjerrë kamxhikun e diktaturës për t’i ulur kokën shqiptarëve. Nuk e pranon Shqipëria këtë, prandaj të dielën të bashkohemi të gjithë në Tiranë. Ditë për ditë shqiptarët dhe mbarë bota lemeriten me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës, kurrë më parë aferat korruptive nuk kanë marrë këto përmasa. E patë lajmin e   fundit që u botuar nga BIRN, 216 kontrata sekrete, qindra milion euro, që jua marrin ju, para që vidhen e shpërdorohen. Tani vjedhjen e bëjnë me kontrata sekrete që as nuk publikohen më. Kjo bandë ka vjedhur 4.6 miliard euro vetëm katër vitet e fundit. Këto para që marrin me taksa nuk i shkojnë kurrë njerëzve. 

Nuk ka vlera europiane pa zgjedhje të lira dhe pa cuar para drejtësisë politikanët e kapur duke vjedhur bota. Rama erdhi në pushtet me krimin. Këtu në Elbasan krimi diktoi mandatet e krimit, nuk janë deputetë të Elbasanit por të bandave të drogës. Nuk e njohim cdo akt të atij parlamenti dhe do ta zhbëjmë. Nuk i i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit. Edhe kjo që po bëjnë për ligjin për Akademinë e Shkencave është diktaturë, duan t’u mbyllin gojën intelektualëve“, tha Basha.

(Kosova Sot Online)