Nëse ia mësyni Shqipërisë, ky mot ju pret

  • 29 May 2019 - 08:11
Nëse ia mësyni Shqipërisë, ky mot ju pret

Mot i ndryshueshëm në Shqipëri Moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në të gjithë territorin, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 3 ballë.

(Kosova Sot Online)