Shpërthen Haziri: Policia dhe prokuroria për 20 vite ka mbyllur sytë para krimit të organizuar

  • 29 May 2019 - 08:32
Shpërthen Haziri: Policia dhe prokuroria për 20 vite ka mbyllur sytë para krimit të organizuar

 “Për 20 vite ka funksionuar si një burim financimi i partive politike, në veçanti atyre nga I ashtuquajturi “Krahu I luftës” dhe kjo nuk është se po them diçka që nuk është dëgjuar apo ditur më parë, pasi vet publikimi I videove në kohën e fundit ku përfshihen zyrtar të lartë politik e vërteton këtë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online” 

 

Fenomeni i fajdeve si pjesë e krimit të organizuar në Kosovë  që po lejohet së funksionuari tash e dy dekada, edhe pse është vepër kriminale, nuk është ndjekur dhe dënuar as parandaluar sa duhet nga institucionet e drejtësisë, as në kohën e UNMIK-ut, të EULEX-it por as tani  nga institucionet vendorë pas shpalljes së pavarësisë. Analisti politik Nexhat Haziri mendon se ky fenomen kriminal është toleruar kaq shumë për faktin se me fajdet si biznes i pistë kanë filluar të merren pas luftës kryesisht përfituesit e krahut të luftës që janë pasuruar në mënyra të ndryshme kriminale dhe kanë krijuar kapital në masën monetare të kesh-it. “Për 20 vite ka funksionuar si një burim financimi i partive politike, në veçanti atyre nga I ashtuquajturi “Krahu I luftës” dhe kjo nuk është se po them diçka që nuk është dëgjuar apo ditur më parë, pasi vet publikimi I videove në kohën e fundit ku përfshihen zyrtar të lartë politik e vërteton këtë. Po ashtu ky fenomen ka lulëzuar edhe për shkak të sistemit të ndikuar të drejtësisë por edhe atyre të sigurisë siç është policia, dhe kjo po ashtu përbën një fakt se ky fenomen ka pasur mbështetje të fortë nga politika”, tha  Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Image

 

Sipas Hazirit,  heshtja e partive opozitare e cila asnjëherë nuk e ka ngritur këtë çështje për mundë të lexohet shumë qartë se edhe këto parti politike,  pra të kampit opozitar,  nuk kanë qenë imune ndaj fenomenit të fajdeve dhe financimet nga kj veprimtari anti-ligjore sidomos gjatë fushatave zgjedhor.

 “Ky fenomen që konsiderohet i rrezikshëm jo vetëm në shoqërinë tonë, është e vërtetë se ka shkatërruar qytetarë dhe biznese brenda këtyre 20 viteve, pasi që qytetarët sikur kanë preferuara fajdet si formë e shpejtë për ti zgjedhur hallet e tyre, disa kanë qenë të mashtruar dhe të detyruar nga grupet kriminale që kanë qenë pjesë udhëheqëse e veprimtarisë së fajdeve, dhe kjo veprimtari për gjithë këto vite është zhvilluar me dijeninë edhe të prokurorisë por edhe të policisë së Kosovës”, tha analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )