Kapet në Greqi shqiptari i kërkuar, akuzohet për vrasje në Shqipëri

  • 29 May 2019 - 08:37
Kapet në Greqi shqiptari i kërkuar, akuzohet për vrasje në Shqipëri

Një 29 vjeçar shqiptar, i cili ishte në  kërkim ndërkombëtar u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policët grekë të seksionit Evrotas. 

Sipas policisë, qe i referohen mediat greke, 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer në 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu, sipas policisë, 29 vjecari shqiptar tashmë i arrestuar  ndodhej ne Greqi pa dokumente.

I riu 29 vjeçari do të shkojë në prokurorinë e Apelit në Nafplion.

(Kosova Sot Online)