Badallaj: Loja për Bashkim Kombëtar, pjesë e pazareve për ndarje të Kosovës

  • 29 May 2019 - 08:41
Badallaj: Loja për Bashkim Kombëtar, pjesë e pazareve për ndarje të Kosovës

Analistët alarmojnë se loja e rrezikshme e Hashim Thaçit, që është hapur së fundi kinse për bashkimin  e dy shteteve  Shqipëri-Kosovë,  është jo serioze. Këtë e thotë edhe analisti politik Reshat Badallaj. Sipas tij, kjo madje  është e pa mundur të realizohet nga një njeri që deri para disa ditësh e ka promovuar idenë e korrigjimit të kufijve të Kosovës deri në shkëmbim territoresh me Serbinë.

Është mendim dhe gjykim i Badallajt se edhe kjo ide, kinse e re, nuk dallon nga e para që ishte shkëmbimi i territoreve, vetëm se është e  kamufluar me  një grimë patriotizëm sa për të mashtruar opinionin e pa informuar sa duhet. Edhe ky propozim I Thaçit, sipas Badallajt, shkon tek qëllimi  parë,  copitmi i territorit të Kosovës për të shpëtuar vetë nga Specialja. 

Image

 

 “Matrapazi i Brojës,çuni i Haxhi shumarit, Hashim Thaçi nuk la gurë e dru pa lëvizur vetëm e vetëm t´i shpëtoj Gjykatës Speciale. Por  me të gjitha këta budallallëqe që është duke i  bërë , është bërë shume qesharak dhe u bë horë para popullatës së këtushme dhe botës së qytetëruar. Dhe, ky matrapaz asnjërën nuk e bëri në vepër pos asaj vetëm që lehu kudo. Ne fakt, i bëri vendit vetëm dëm e sherre, solli "zajednicën", shiti tokën e Kosovës dhe jo më pak se 8 mijë  e ca hektarë, harxhoi buxhetin e vendit deri në themel duke bërë rrush e kumbulla si të ishte malli i Haxhi Brojës”, tha  Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Për më tepër, sipas Badallajt, ai ka harxhuar pa asnjë kontroll edhe buxhetin e shtetit vetëm për interesa të tija personale, duke paguar njerëzit që të shkruajnë biografi për të që t´ia rrisin namin.

“Nuk mundë të bëjnë bashkim kombëtar këta që i falin tokat e Kosovës  dhe  nuk e kursejnë buxhetin e shtetit, por shkojnë duke bërë dyzen ahengjesh me kriminelët serbian në hotelet më të shtrenjta të botës, duke shëtitur me udbashët më të tmerrshëm, spiunët  e tradhtarët e vendit me tradita të moçme të argatit të Serbisë si soji i Baton Haxhiut, udbashit me librezë zyrtare, këlyshit të Jovica Stanishiqit dhe hajnit që gjatë kohës së luftës vodhi shqiptarët se të mos flasim si hajn shtetëror. Pra vetëm ndaluni dhe  shikoni lojërat e pista dhe pazaret tinzare të këtij  të pa edukuari se si më herët e  hodhi idenë kinse për  bashkimin e Luginës, Bujanocin, Preshevën, Medvegjën me Kosovën dhe thoshte pa ia dhënë asnjë centimetër toke Serbisë fashiste. Aq naiv ishte ky shpirt shitur duke menduar se shqiptarët janë thasë me kashtë dhe budallenj se nuk e kuptojnë këtë hile dhe nuk e njohin Serbinë fashiste dhe do na fale neve këto troje  që janë të okupuara nga ky gjak serbi”, tha  Badallaj për “Kosova Sot Online ”.

 Analisti Badallaj është i sigurt që edhe prapa këtij propozimi fshihet plani serbo rus i ndarjes së  territorit të Kosovës në favor të Serbisë, dhe asgjë tjetër, veç se  të arrihet qëllimi që Hashim Thaçi të fshihet nga lista e Speciales. “Akoma mbetem i këtij mendimi se të gjitha pazaret që bëhen nga grupeve qëllim të vetëm  kanë  që të shpëtojnë nga Specialja por të jeni të sigurt që ky plan ka për të dështuar”, tha  Badallaj për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )