Si u kap shqiptari i arratisur nga burgu grek. Nga vrasja në Shqipëri te trafiku i drogës

  • 29 May 2019 - 08:52
Si u kap shqiptari i arratisur nga burgu grek. Nga vrasja në Shqipëri te trafiku i drogës

Ka zgjatur më pak se 24 orë arratisja e Albiano Xhezairit. 23-vjeçari nga Ksamili, mbrëmjen e së hënës u arratis nga burgu i Avlonës bashkë me një të dënuar sirian. Xhezairi u kap mesditën e së martës në rrugën “Menanadrou”, në qendër të Athinës. 

Xhezairi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke. Ai rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg, pasi në maj 2017 është arrestuar për drogë. Xhezairi merrte lëndë narkotike nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste.

Ai ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Roli i tij ishte të transportonte drogë nga kufiri i gjelbër në Athinë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg marijuanë, pistoletë, thikë dhe peshore. Përveç kësaj i riu rezulton i dënuar në Shqipëri për vrasje. Xhezairi është shpallur fajtor për vrasjen e Aleksandër Bardhit dhe ka marrë dënim me 24 vite burg. Konkretisht, më 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shëndëlli të Sarandës 47-vjeçarin Bardhi.

Image

Albiano Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërsa familja Bardhi ku ai ka kryer vrasje konsiderohet një nga familjet më me influencë ne rrethin e Sarandës.

Vëllai i Aleksandrit, Petriti, ka qenë kryetar i Komunës Kaçinar në Mirditë, ndërsa vëllai tjetër Floriani është biznesmen dhe aktualisht këshilltar në Bashkinë Konispol. Albiano Xhezairi dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e “Mafies se Koridhalos”.

(Kosova Sot Online)