100 vjeçarja i futet politikës në Gjermani

  • 29 May 2019 - 09:15
100 vjeçarja i futet politikës në Gjermani

Një grua 100 vjeçare ka filluar një karrierë të re në politikë pasi është zgjedhur si këshilltare në nj qytet të Gjermanisë perëndimore të dielën.

Lisel Heise që i takon qendrës dhe është bërë pjesë e grupit “Ëir fur Kibo” ka fituar më së shumti vota se çdo kandidatë tjetër në qytetin e Kirchheimbolanden, një qytezë prej 8 mijë personave.

Ëir fur Kibo bën fushatë për zhvillim të vazhdueshëm, pjesmarrje të qytetarëve dhe angazhim të të rinjëve.

“Lise Heise sapo ka mbushur 100 vjet në prill dhe ka vendosur të kandidaoj për këshill në pranverë të këtij viti.ajo ka arritur të futet! Jo vetëm që kaq, ajo ka arritur nga një liste prej 20 kandidatëve që të dalë e para”, ka thënë kryebashkiaku i Kirchheimbolanden, Klaus Hartmuller.

Heise më herët ka qenë një mësuese si dhe gjatë tërë jetës është marrë me not. 

(Kosova Sot Online)