Denoncon Krasniqi: Mafia udhëhiqet nga politika. Njerëz me kollare!

  • 29 May 2019 - 09:29
Denoncon Krasniqi: Mafia udhëhiqet nga politika. Njerëz me kollare!

"Të kesh një grup kriminal dhe të veprosh pa u penguar nga askush për dy dekada, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, drejtësinë e mbi të gjitha me strukturat e larta të policisë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online"

Fenomeni i fajdeve në Kosovë, sipas analistëve politik, është një nga fenomenet  më të theksuara që dëshmon brishtësinë e shtetit dhe mos funksionimin  e sistemit të drejtësisë, policisë, prokurorisë dhe të gjykatave.

Image

 

Sipas analistit politik Faik Krasniqi, askush nuk mundë të arsyetohet nga këto institucione dhe të thonë se nuk po kanë informacione, sepse është e pa mundur që grupe kriminale të veprojnë për dy dekada rresht pa u vënë re nga policia. Ai mos veprimin e she për pasojë të lidhjes së krimit me këto institucione dhe me politikën.

 “Të kesh një grup kriminal dhe të veprosh pa u penguar nga askush për dy dekada, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, drejtësinë e mbi të gjitha me strukturat e larta të policisë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, kur ke mbështetjen e politikës, drejtësisë dhe policisë, padyshim që duhet të kryesh edhe obligimin tëndë në forma të ndryshme, si shpërblim për veprimin kriminal. “Grupet e fajdexhinjëve nuk janë diçka e re në Kosovë. Janë grupe të shumta që operojnë në gjithë Kosovën. Qyteti i Prizrenit njihet si qyteti me më së shumti grupe të fajdexhinjve në Kosovë”, ka pohuar Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Sido qoftë, edhe ky muhabet, sipas Krasniqi,  do të mbyllet pa u përgjigjur askush, sikurse janë mbyllur me qindra raste të tjera korruptive dhe kriminale ku kanë qenë të përfshirë politikan dhe zyrtarë të lartë të policisë, dhe gjykatës e prokurorë të ndryshëm. Për të luftuar këtë dukuri kriminale, Krasniqi thotë se duhen prokurorë të guximshëm që nuk janë vartës të politikës. 

 “Një Falcone do t'i duhej Kosovës për pastrimin e vendit nga politikanë mafiozë, që kanë instaluar krimin dhe korrupsionin në çdo pore të shteti. Hallka kriminale në këtë vend është tepër e madhe. Është mafia e vërtetë. Nuk janë banda ordiner, por mafia që udhëhiqet nga politika. Njerëz me kollare”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )