Ja kush e zbulon se kur do të ngriten 10 aktakuzat e para të Gjykatës speciale!

  • 29 May 2019 - 10:42
Ja kush e zbulon se kur do të ngriten 10 aktakuzat e para të Gjykatës speciale!

“Deri më tash kishte edhe kundërpërgjigje ndaj këtyre aktakuzave, iniciativa e Kadriut për të themeluar një Tribunal tjetër është kundërpërgjigje ndaj aktakuzave që pritet të nxirren sepse ekziston një panik i disa liderëve rreth këtyre aktakuzave të para. Pra, ka një shqetësim të  ish-strukturave, dikur të larta të UÇK-së”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”

Dita e tretë e gushtit të vitit 2015 ka qenë  dita e fundit e  sesionit të tej zgjatur të Kuvendit të Kosovës, në seancën e të cilit është diskutuar dhe  votuar Ligji për themelin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, sipas raportit të Dick Martit. Mirëpo tani po mbushen katër vite dhe nuk ka akoma asnjë  aktakuza zyrtare, ka të dyshuar që janë ftuar e vazhdojnë të ftohen për intervistim në dhomat e specializuara të vendosura në Hagë por nuk ka aktakuza zyrtare.

Image

 

Analisti politik dhe prof. I së drejtës Blerim Burjani beson që me hyrjen në vitin e pestë të themelimit të kësaj Gjykate, do të  shpallen edhe aktakuzat e para, së pakut dhjetë të tilla gjatë këtij viti. Shtatori i freskët mund të jetë i nxehtë për disa nga ata që deri më tani janë ftuar në intervistim nga Prokuroria Speciale e këtij mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare.

“Në vjeshtë mundë të ngritën aktakuzat e para nga Tribunali, arrestimet do të ndodhin ndaj personave të profilit të lartë , priten të ngritën 10 aktakuza e para”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Burjanit edhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës , tentativa për krijimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë sipas iniciativës së Veselit ndërlidhet me afrimin e kohës për shpalljen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale në Hagë, prandaj ky propozim është një lloj modeli  i kundërpërgjigjes,  sa për balancim të situatës. 

 

“Deri me tash kishte edhe kundërpërgjigje ndaj këtyre aktakuzave, iniciativa e Kadriut për të themeluar një tribunal tjetër është kundërpërgjigje ndaj aktakuzave që pritet të nxirren sepse ekziston një panik i disa liderëve rreth këtyre aktakuzave të para. Pra ka  një   shqetësim të  ish strukturave dikur të larta të UCK-së”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, mandati i këtij Tribunali  do të jetë bukur i gjatë sepse procedurat e kësaj natyre zgjasin shumë, pastaj edhe me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës parashihen së pakut dy mandate me mundësi vazhdimi, kurse tani jemi në përfundim të mandatit të parë dhe procesi është tek në fillim të intervistimeve të para.

 (Kosova Sot Online )