Mediat serbe publikojnë disa letra që Policia e Kosovës kishte harruar dje në veri

  • 29 May 2019 - 10:55
Mediat serbe publikojnë disa letra që Policia e Kosovës kishte harruar dje në veri

“Novosti” ka publikuar dokumente operacionale që sipas tyre janë humbur nga policia e Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri.

Portali serb “Novosti” ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit

“Novosti” shkruan se gjatë aksionit të djeshëm, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional gjatë bastisjes së një lokacioni.

Sipas burimeve të portalit serb, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë derisa përmban edhe fotografi dhe shënime të serbëve që kanë qenë cak i aksionit policor në Mitrovicë të veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)