2 javë pas lindjes, dadoja e vogëlushit të Meghan Markle jep dorëheqjen

  • 29 May 2019 - 11:18
2 javë pas lindjes, dadoja e vogëlushit të Meghan Markle jep dorëheqjen

Që pas lindjes së Archie-t, Meghan Markle është kthyer në një person që do të ketë çdo gjë në kontroll. Sipas një burimi të afërt me familjen mbretërore, dukesha po kalon një periudhë të vështirë dhe nuk lejon askënd t’i afrohet djalit të saj. “Meghan pëlqen të jetë në kontroll të çdo gjëje. Ajo nuk mund të lejojë asnjë person të qëndrojë vetëm me Archie-n. Ajo po injoron çdo ndihmë. Askush nuk është kujdesur për të, përveç saj”, është shprehur burimi. ‘The News’ shkruan se Meghan ka punësuar 3 dado, por nuk lë asnjë t’i afrohet atij, duke bërë kështu që njëra prej tyre të japë dorëheqjen. Sipas raportimeve, dukesha nuk lë as mamanë e saj t’i afrohet për shumë gjatë vogëlushit. Mesa duket, Meghan dhe Harry duan të jenë në rolin e prindit sa më shumë të jetë e mundshme.

(Kosova Sot Online)