Reagon Miftari: Ja kush i bëri vrasjet politike në Kosovë!

  • 29 May 2019 - 11:39
Reagon Miftari: Ja kush i bëri vrasjet politike në Kosovë!

Njohësi i fushës së sigurisë më vend, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, vonesën e veprimit të deritashëm të Gjykatës Speciale për krime lufte, të  dizajnuar e miratuar sipas raportit të Dick Martit, e sheh  të ndikuar drejtpërdrejtë nga politika kosovarë, njësoj sikur që po ndikon edhe në planin e brendshëm në sistemin e drejtësisë prandaj thotë se akoma është e pa qartë se kur do të ngritën aktakuzat e para nga  ky institucion i pa drejtë i drejtësisë ndërkombëtare.

 Miftari thotë se "fillimisht Tribunali i Hagës është padrejtësi historike ndaj shqiptarëve dhe  ndaj UÇK-së,   ndaj Kosovës si shtet i ri i përgjakur aq shumë në luftën e fundit, por kjo gjykatë u formua nën presimin të Hashim Thaçit ngase  shumica e deputeteve të Kosovës  vetëm me presionin e pa parë nga ish kryeministri i atëhershëm Thaçi dhe nga disa  shtete tjera  pro serbe  me ndikim në Kosovë  u detyruan ta votojnë këtë Tribuna  që tashmë ligjërisht është Gjykatë e vendosur mbi bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës".

Image

 

 Sipas  Miftarit,  "pjesa e raportit që flet për trafikim organesh është vetëm një trillim dhe për atë nuk pret që të ngriten aktakuza ndaj ish ushtarëve dhe eprorëve të UCK-së, por e dhimbshme do të jetë pjesa që flet për qërim hesapesh politike, për vrasjet, prandaj këtu është pika kritike sepse  përgjegjësia kryesore i adresohet presidentit në detyrë Hashim Thaçit".  

“Dua ta ceki edhe se raporti i Dick Martit ndahet në dy pjesë,  pjesa e parë sa i përket tregtisë me organe është gënjeshtër e shekullit 21 , e sa i përket raportit ku flitet për vrasje politike dhe krimit të organizuar në Kosovë,  ku Hashim Thaçi është STAR (ylli)  i atij raporti raporti të  Dick Martit, është i besueshëm dhe afërsisht 90 % i saktë”, tha  Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

 

Pavarësisht intervistimeve të para që kanë filluar nga Prokuroria Speciale e këtij Tribunali, Miftari nuk është optimist se  aktakuzat mundë të ngritën shpejtë, ngase politika edhe këtu ka gjetur hapësirë manipulimi.  “Politika po ndikon në Tribunal,  si  çdo gjykatë ndërkombëtare edhe kjo gjykatë tani është instrument politik, prandaj nuk priten arrestime spektakulare,  arrestimi shumë i mundshëm i personave  A-S,S-G, S-D, SH-B, S-L, M-M, S-J.... nuk do të  jetë aq tragjik pasi dihet shumë mirë se UÇK në kohë  të luftës dhe si ushtri vullnetare jo mirë e kontrolluar ka bërë luftë shumë të pastër,  më të  pastrën të mundshme në kushte të luftës ku armiku jonë  Serbia nuk ju ka përmbajtur  asnjë  rregullit apo konvente ndërkombëtar për konflikte  dhe luftëra edhe pse Serbia ka pasur shtet, ushtri, polici, gjyqësi, prokurori dhe  inteligjencën të  rregullta me shekuj”, tha  Miftari për “Kosova Sot Online”.
Sipas Miftarit, veç ndonjë aktakuze të montuar për krime lufte, kjo gjykatë do të lë jashtë  trajtimit të gjitha rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar  nga grupet mafioze por që nuk lidhet me luftën sepse me legjislacionin në fuqi, kjo fushë ju takon prokurorive dhe gjykatave të rregullta të shtetit të Kosovës, prandaj janë të kota pritjet prej Gjykatës Speciale- Tribunalit.

 “Nëse ne si Kosovë  presim nga kjo gjykatë se kjo  do të na e laron  largoj mafien dhe krimin e organizuar polik nga shpina, se do ti zbardhi edhe vrasjet politike dhe do ti gjykon politikanët  kriminelë e të korruptuara e kemi shumë gabim pasi kjo nuk do ndodh fare,   ky nuk është fare misioni i Gjykatës Ndërkombëtare, kjo është përgjegjësi që duhet ta kryejnë  institucionet tona të rregullta të drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat e shtetit të Kosovës me bazën kushtetuese dhe  ligjet në fuqi”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

 (Kosova Sot Online )