Dje në Kosovë u arrestuan 40 persona dhe ndodhën 30 aksidente trafiku

  • 29 May 2019 - 11:45
Dje në Kosovë u arrestuan 40 persona dhe ndodhën 30 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, 16 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse në 20 aksidentet tjera u raportua vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 135 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, PK njofton se kanë arrestuar edhe 40 persona, 30 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)